VMRO-DPMNE kërkon përgjegjësi nga Zaevi, “E shkatërron imazhin dhe pozitat e Maqedonisë” - Bota Sot
VMRO-DPMNE kërkon përgjegjësi nga Zaevi, “E shkatërron imazhin dhe pozitat e Maqedonisë”

Maqedonia

VMRO-DPMNE kërkon përgjegjësi nga Zaevi, “E shkatërron imazhin dhe pozitat e Maqedonisë”

Më: 10 korrik 2019 Në ora: 14:47
VMRO-DPMNE

Partia opozitare VMRO-DPMNE përsëri kërkon përgjegjësi dhe dorëheqje nga kryeministri Zaev dhe këshilltarët e tij për shkak të skandalit me audio incizimin e publikuar prej bisedës telefonike që e kanë bërë dy satiristët rusë. Siç tha sekretari i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së, përgjegjësi duhet të mbajnë dhjetëra ministrat dhe këshilltarët e paaftë të Zaevit që e shkatërrojnë imazhin dhe pozitat e Maqedonisë.

“Arsyetimi për zbulimin e sekreteve shtetërore në mënyrë skandaloze, informacioneve nga takime në nivel të lartë dhe pranimi që t’i japin ryshfet patriarkut të kishës ortodokse, tregon se sa i paaftë është ekipi i Zaevit. Nëse Zaevi ka qenë cak i shërbimeve që punojnë kundër vlerave perëndimore dhe të NATO-s, sjellja e tij tregon se ai dhe qeveria nuk kanë kapacitet të jenë partnerë të plotfuqishëm në Aleancën, trupat dhe bashkësitë drejt të cilëve synon Republika e Maqedonisë”, deklaroi Igor Janushev Sekretar i Përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...