Projekti “Shujtë për të gjithë”: Ushqimi tepricë t’u ndahet personave në nevojë

Maqedonia

Projekti “Shujtë për të gjithë”: Ushqimi tepricë t’u ndahet personave në nevojë

Më: 10 korrik 2019 Në ora: 15:31
Projekti “Shujtë për të gjithë”

Rreth 500 persona nga kategoritë e rrezikuara sociale - njerëz të pastrehë, të moshuar njerëz nga zonat rurale, nga Shkupi, Prilepi dhe Kumanova, marrin ushqim që sigurohet nga tepricat që u mbetet kompanive. Shpërndarja e ushqimit është brenda kuadrit të projektit “Shujtë për të gjithë”, pas së cilës shtetit duhet të ofrojë një zgjidhje sistemesh që do të lejojë që ushqimi i tepërt të përfundojë tek ata që kanë nevojë. Projekti është mbështetur nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe Kryqi Kuq. 

“Të gjitha transferimet financiare duhet të shkojnë për qytetarët e varfër, por përveç kësaj, mbështetja ushqimore ose ushqimet më të lira mund të përmirësojnë jetesën e tyre, veçanërisht për fëmijët e këtyre familjeve. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe Fondi për Inovacione kanë mbështetur këtë aksion pilot për shpërndarjen e ushqimeve të tepërta në vendin tonë. Besojmë se duke tejkaluar tepricën e ushqimit dhe mundësinë e shpërndarjes së saj, ne mund të kemi një shujtë më cilësore për qytetarët”,- deklaroi ministrja e punës dhe politikës sociale, Milla Carovska, transmeton TVM2.

“Çdo të mërkurë në Momin Potok një pjesë e ushqimit e sjellim këtu dhe dy herë në javë sigurojmë ushqim për personat e moshuar. Katër ekipe me vullnetarë shkojnë në shtëpitë e qytetarëve të moshuar dhe të dobët, u japin atyre ushqimin”,- tha Suzana Tuneva nga Kryqi i Kuq.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale paralajmëron miratimin e ligjit që do të zgjidh problemin me tepricën e ushqimit që shpeshherë hidhet. Nga kjo tepricë e ushqimit pritet që rreth 13 mijë njerëz të fitojnë tre shujta në ditë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat