Ademi: Kemi dy ligje tërësisht të reja për arsim, radhën e ka Kuvendi

Maqedonia

Ademi: Kemi dy ligje tërësisht të reja për arsim, radhën e ka Kuvendi

Më: 10 korrik 2019 Në ora: 19:09
Foto

 Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi pret debat konstruktiv në Kuvend për Propozim-ligjin për arsimin fillor dhe për Propozim ligjin për mësimdhënësit dhe bashkëpunëtorët profesionalë në arsimin fillor dhe të mesëm, të cilët dje u miratuan në seancën e Qeverisë.

“Kemi dy ligje tërësisht të reja, në mënyrë esenciale të rëndësishme për sistemin arsimor, tani radhën e ka Kuvendi. Në interes të kohës, pres sa më shpejtë që është e mundur të fillojë debati dhe pas shterimit të plotë të diksutimit, ligjet të miratohen dhe të hyjnë në fuqi me fillimin e vitit të ri shkollor”, theksoi Ademi sot në konferencë për shtyp në Qeverië.

Tha se ligji për arsimin fillor fokusohet në përmirësimin e cilësisë së mësimit dhe në përgjithësi në procesin edukativo-arsimor, u jep më shumë mundësi nxënësve me fokus të atyre që janë me nevoja të veçanta arsimore. Risi në ligj ka edhe për organizimin e nxënësve në Bashkësinë e paraleles dhe Parlamentit të nxënësve, ushqimin e nxënësve, vendosjen e mësimdhënësve profesionistë për lëndën e sportit, eliminimin e ndikimit politik në këshillat shkollore, uljen e numrit të nxënësve në paralele (prej 20 deri në 30), zhvillim të karrierës së mësimdhënësve…

Në[ harmonizim me rekomandimet e OECD dhe UNICEF-it, nuk do të ketë ulje të numrit të orëve sepse nxënësit kanë 900 orë më pak ose një vit e gjysmë më pas arsim nga moshatarët e tyre në vendet evropiane.

Midis risive më të rëndësishme është inkluzioni i nxënësve me nevoja të veçanta në arsimin e rregullt. Ligji parasheh përfshirje të tyre të plotë nga viti shkollor 2022-2023 kur shkollat e veçanta më nuk do të regjistrojnë nxënës dhe ato institucione do të shndërrohen në shkolla fillore me qendra resurse të cilat do të ndihmojnë për zbatimin e inkluzionit të plotë në shkollat e rregullta.

Nxënësit me shikim të vështirësuar do të mund një pjesë të mësimit ta vazhdojnë në shkolla të veçanta me qendër të resurseve sipas dëshirës së tyre ose të prindërve të tyre, në pajtim me rekomandimet e Klasifikimit ndërkombëtar të funksionimit (KNF) të Organizatës botërore të shëndetësisë. Në reagimet lidhur me këtë masë, Ademi u përgjigj se duhet t’i jepet shans çdo fëmije dhe se në pajtim me vlerësimin për aftësi të kufizuara sipas KNF-së,për këta fëmijë do të përgatitet plan individual arsimor sipas mundësisë së fëmijës.

Ministri sqaroi se në vlerësim do të përfshihen përfaqësues nga shëndetësia dhe nga MPPS. Ekipet inkluzive do të përbëhen nga asistentë personal (ndihmë për fëmijën për higjienë personale, mbështetje për lëvizje etj) dhe asistentë arsimorë. Është planifikuar që asistentët nga viti 2022 të punësojnë kuadër mësimor në shkolla. Tani për tani 300 asistentë personalë dhe arsimorë janë të angazhuar në shkollat e rregullta.

Trupa profesionalë (psikologë, edukatorë special, psikiatër dhe pediatër_ do të vlerësojnë sipas MKF-së për mbështetje shtesë të fëmijës dhe sa orë në ditë ose në javë i janë të nevojshme. Tani për tani në vend punojnë tre pilot-trupa profesionalë për vlerësim, ndërsa në plan është të ketë tetë.

Lidhur me risitë për mësimdhënësit, ata do të motivohen me zhvillim të karrierës. Ademi theksoi se nuk janë të orientuar ndaj dënimit, por ndaj motivimit të mësimdhënësve dhe prandaj është hequr testimi ekstern dhe radhitja e shkollave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat