MPJ: Nuk ka shtetas të Maqedonisë që kanë pësuar nga moti i ligë në Halkidiki - Bota Sot
MPJ: Nuk ka shtetas të Maqedonisë që kanë pësuar nga moti i ligë në Halkidiki

Maqedonia

MPJ: Nuk ka shtetas të Maqedonisë që kanë pësuar nga moti i ligë në Halkidiki

Më: 11 korrik 2019 Në ora: 09:40
Halkidiki

Konsullata e përgjithshme e Maqedonisë së Veriut në Selanik ka njoftuar se nuk ka shtetas të Maqedonisë që e kanë humbur jetën mbrëmë nga moti i ligë që e kaploi Halkidikun.

Për shkak të rrugëve të pa pastruara, rënies së drunjve dhe problemeve me furnizimin me energji elektrike, autoritetet lokale rekomandojnë qytetarët që të mos lëvizin pa arsye në këtë rajon, derisa zgjat pastrimi dhe normalizimi i gjendjes.

“Konsullata e përgjithshme e Maqedonisë së Veriut është në kontakt të vazhdueshëm me organet kompetente”, thonë nga Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ).

Qytetarët e Maqedonisë të cilët eventualisht kanë pësuar dëme nga moti i ligë në Greqi mund të kontaktojnë konsullatën e përgjithshme në Selanik në numrat e telefonit: 00302310277347, 00302310277348.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...