Pas publikimit të bisedave me komikët, Zaev sot në takim me ambasadorin rus - Bota Sot
Pas publikimit të bisedave me komikët, Zaev sot në takim me ambasadorin rus

Maqedonia

Pas publikimit të bisedave me komikët, Zaev sot në takim me ambasadorin rus

Më: 11 korrik 2019 Në ora: 10:22
Sergej Bazdnikin

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev sot do të takojë ambasadorin rus në Maqedoni, Sergej Bazdnikin.

Takimi vjen pas publikimit të skandalit me bisedat telefonike të kryeministrit me komedianët rus të cilët ishin prezantuar si Poroshenko dhe Stoltenberg.

Pritet që edhe bisedat telefonik të jenë pjesë e debatit të takimit, ku mes tjerash kryeministri flet edhe për ndikim rus në Ballkan.

Në lidhje me biseda telefonike të publikuara nga komedianët rus, Ambasada ruse u shpreh për mediet e vendit se “nuk komentojnë zhvillime të komedianëve”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...