Spasovski: Protokollet nuk janë nën kontroll të drejtpërdrejtë të MPB-së - Bota Sot
Spasovski: Protokollet nuk janë nën kontroll të drejtpërdrejtë të MPB-së

Maqedonia

Spasovski: Protokollet nuk janë nën kontroll të drejtpërdrejtë të MPB-së

Më: 11 korrik 2019 Në ora: 11:00
Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski

“Ka protokolle dhe mënyra me të cilat komunikohet në lidhje me secilin bartës të funksioneve shtetërore dhe publike në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Duhet të ndiqen këto protokolle”.

Këtë e deklaroi ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski pas vizitës në Qendrën për trajnime në Idrizovë ku në vijim është selektimi i nëpunësve të ri policorë, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve për kompetencat e MPB në rastin me komikët rus dhe bisedat telefonike me kryeministrin Zoran Zaevit.

Duke potencuar se situata të këtilla kanë ndodhur jo vetëm në Maqedoni por edhe në vendet tjera, Spasovski shtoi se kjo nuk është gjë është nën kontroll të drejtpërdrejtë të MPB-së, por është punë e secilit nga kabineti i Qeverisë, mënyrat e komunikimit dhe të tjera.

“Lidhur me këtë duhet vigjilencë më e madhe në ndjekjen e rekomandimeve dhe protokolleve me të cilat mund të rregullohet të gjithë këto punë”, deklaroi ministri Spasovski.

Në pyetjet e gazetarëve nëse janë ndjekur protokollet e sigurisë sepse për këto është biseduar edhe në seancë qeveritare, Spasovski tha se nuk ka informatë të tillë dhe se nuk ka qenë prezent në seancën e fundit të Qeverisë dhe i pret konkluzionet.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...