Dhjetë aksidente në Shkup, nëntë persona të lënduar

Maqedonia

Dhjetë aksidente në Shkup, nëntë persona të lënduar

Më: 11 korrik 2019 Në ora: 11:20
Policia

Nëntë persona kanë marrë lëndime të lehta trupore në gjashtë prej gjithsej dhjetë aksidenteve që kanë ndodhur në 24 orëshin e fundit në rajonin e Qytetit të Shkupit. Në katër aksidente është shkaktuar dëm material.

Sipas të dhënave të SPB-së Shkup, policia ka sanksionuar tre shoferë të cilët kanë ngasur nën ndikim të alkoolit, nëntë para se ta marrin patentë shoferin dhe dy shoferë fillestarë.

Nga komunikacioni janë përjashtuar gjashtëmbëdhjetë shoferë për shkak të shpejtësisë së madhe nga e lejuara dhe nëntë automjete të paregjistruara.

Për parkim të paligjshëm janë sanksionuar gjashtëmbëdhjetë shoferë, për shkak të shpejtësisë më të madhe nga e lejuara dhe nëntë automjete të paregjistruara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat