VMRO-DPMNE: Kërkojmë përgjegjësi politike dhe penale nga Zaevi - Bota Sot
VMRO-DPMNE: Kërkojmë përgjegjësi politike dhe penale nga Zaevi

Maqedonia

VMRO-DPMNE: Kërkojmë përgjegjësi politike dhe penale nga Zaevi

Më: 11 korrik 2019 Në ora: 15:42
VMRO-DPMNE (OBRM-PDUKM)

Partia opozitare kërkon përgjegjësi penale dhe politike nga kryeministri Zaev. Zëdhënësi i kësaj partie, Naum Stoillkovski tha se në bisedën me Poroshenkon e rrejshëm, Zaev zbulon se është i gatshëm që patriarkut të kishës ortodokse t’i paguajë 100 mijë euro në kesh.

“Satiristi duke u prezantuar veten si Poroshenko në një moment tha se për njohjen e autonomisë së kishës ortodokse ai ka dhënë ryshfet, duke shtuar se Zaev në bisedën me satiristin u përgjigj se kjo gjë është normale dhe se ai nuk ka problem që ta bëjë të njëjtën gjë”.

“Ta lëmë anash faktin se gjatë bisedës ai zbulon numrat telefonikë të funksionarëve amerikanë sikur është Libër i artë, ta lëmë anash faktin se nuk i ka respektuar protokollet e sigurisë, dhe faktin se edhe vetë ai u është paraqitur, këtu bëhet fjalë për një skandal shumë më serioz. Ky është tentim klasik për korrupsion, për çka Zaev duhet të mbajë përgjegjësi jo vetëm politike, por edhe penale”, deklaroi zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së, Naum Stoillkovski.

Gjatë ditës së djeshme edhe Hristijan Mickoski kërkoi përgjegjësi nga Zaevi, duke i thënë të jep dorëheqje dhe të shpallë zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...