Koçan së pari duhet të paguaj dënimin, dhe pastaj të kërkoj shpëtim nga Gjykata e Lartë

Maqedonia

Koçan së pari duhet të paguaj dënimin, dhe pastaj të kërkoj shpëtim nga Gjykata e Lartë

Më: 11 korrik 2019 Në ora: 16:39
Sead Koçan

Biznesmeni Sead Koçan po kërkon shpëtimin e fundit nga Gjykata e Lartë, ku ai kërkon rishqyrtim të jashtëzakonshëm të aktgjykimit, sepse ai duhet të shkojë në burg më 17 korrik dhe të shlyej dënimin me burg prej 4 vjet e 8 muaj. Megjithatë, rasti i tij është ende në Gjykatën Penale, pasi që Koçani duhej të paguante gjobën e parë të caktuar për rastin “Transmet”.

“Në pajtim me dispozitat e Ligjit mbi procedurën Penale, gjykata duhet së pari të veprojë në mënyrë të rregullt në të gjitha fazat e procedimit para se të përcillet në gjykatën kompetente që vendos për një zgjidhje të jashtëzakonshme. Rasti është në fazën e ekzekutimit të sanksioneve të shqiptuara me aktgjykimin e formës së prerë të Gjykatës së Apelit- Shkup, e cila ende nuk është ekzekutuar në pjesën e gjobës kundër subjektit juridik të akuzuar “Transmet”, i cili është pjesë e veprimeve të rregullta të cilat, siç u tha më lart, ka trajtim të jashtëzakonshëm”, thonë nga Gjykata Penale.

Sipas gjykimit të shkallës së parë, kompanitë “Transmet” dhe “Sileks Nemetali” duhej të paguanin gjoba prej 33.000 euro. Ndaj të dënuarve dhe kompanive duhet të bëhet konfiskimin i pronës me vlerë prej 17 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat