Kushëriri shet vajzën 15 vjeçare 1600 euro për ta martuar

Maqedonia

Kushëriri shet vajzën 15 vjeçare 1600 euro për ta martuar

Më: 12 korrik 2019 Në ora: 14:15
Prokuroria e Shkupit

Kundër një qytetari është ngritur aktpadi për veprën penale “tregti me fëmijë”, sepse ka blerë një vajzë 15 vjeçare për shumë prej 1.600 eurove, me qëllim që ta martojë. Që të jetë rasti më bizar, vajza 15 vjeçare është shitur nga një kushëri i saj që nuk ka 18 vite.

Blerësit i është caktuar masa e arrestit në kohëzgjatje prej 30 ditëve, kurse kushëririt të vajzës i është caktuar masa e kujdesit nga ana e gjykatësit për adoleshentë.

“Adoleshenti e ka detyruar kushërirën e tij 15 vjeçare për martesë të dakorduar më herët, me mashtrim e ka marrë dhe e ka dërguar në vendin e caktuar. I dyshuari e ka paguar shumën e kërkuar dhe duke përdorë dhunë fizike, dhunë psiqike dhe tentim për abuzim seksual e ka marrë me vete vajzën e cila ka bë rezistencë. Viktima e ka shfrytëzuar rastin dhe në moment të volitshëm ka ikur dhe është paraqitur tek prindit e saj”, informon Prokuroria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat