Serbia dhe Maqedonia e Veriut me marrëveshje për kontrolle të përbashkëta kufitare - Bota Sot
Serbia dhe Maqedonia e Veriut me marrëveshje për kontrolle të përbashkëta kufitare

Maqedonia

Serbia dhe Maqedonia e Veriut me marrëveshje për kontrolle të përbashkëta kufitare

Më: 12 korrik 2019 Në ora: 16:31
Foto ilustrim

Serbia dhe Maqedonia e Veriut do të kontrollojnë së bashku kufirin.

Ministri i Brendshëm i Serbisë dhe ai i Maqedonisë së Veriut, Nebojsha Stefanoviq dhe Oliver Spasovski, nënshkruan sot në Beograd një marrëveshje për vendosjen e kontrolleve të përbashkëta në vendkalimin ndërkombëtar kufitar Preshevë – Tabanovcë, përmes të cilit ndodh trafiku i pasagjerëve dhe të gjitha llojet e mallrave.

Iniciativa për nënshkrimin e një marrëveshjeje vitin e kaluar erdhi nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, dhe sot mori një kornizë formale, raporton Tanjug.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...