Socialistët dhe Demokratët kërkojnë në Parlamentin Evropian mbështetje për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Maqedonia

Socialistët dhe Demokratët kërkojnë në Parlamentin Evropian mbështetje për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Më: 13 korrik 2019 Në ora: 17:48
Parlamenti Evropian

Kreu i Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Evropian, Irace Garcia, në një letër dërguar deri tek kandidatja për kryetare të Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, ndër të tjera kërkoi mbështetje për hapjen e bisedimeve të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në 2019 si kusht që ky grup të mbështet zgjedhjen e saj.

Parlamenti Evropian do të votojë më 16 korrik për kandidaturën e Ursula von der Leyen e cila, sipas European Western Balkan do të kërkojë mbështetje nga Socialistët dhe Demokratët, si dhe nga grupi i qendrës për rindërtimin e Evropës.

Të dy grupet kanë dërguar tashmë agjenda që duan që t’i mbështesin ato, në mënyrë që të vendosin pozitivisht për kandidaturën e saj.

Megjithëse në kushtet e Grupit për rindërtimin e Evropës përfshihen politika e zgjerimit, Socialistët dhe Demokratët përmendin Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut si pjesë e kërkesave kur është fjala për politikën e jashtme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat