Mickoski: Kam komunikim me Ahmetin

Maqedonia

Mickoski: Kam komunikim me Ahmetin

Më: 13 korrik 2019 Në ora: 18:31
Hristijan Mickoski

Lideri i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski në intervistën e sotme për “Alsat” tha se ai nuk përjashton mundësinë e organizimit të protestave, duke theksuar se ato do të jenë paqësore.

I pyetur për marrëdhëniet ndërmjet OBRM-PDUKM-së dhe partive shqiptare dhe nëse ai është takuar me ata, Mickoski tha se ka pasur bisedime dhe se është takuar me ato.

“Kemi takime, flasim. Shqetësimet janë të pranishme në të dyja palët. Ne kemi të njëjtat telashe, dhimbja quhet qeveria aktuale në Republikën e Maqedonisë. Sigurisht ne komunikojmë. Dhe me BDI kemi komunikim. Brenda Kuvendit, grupet parlamentare komunikojnë. Unë kam komunikim me Ali Ahmetin”, tha Mickoski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat