SPB Shkup dje ka dënuar shoferët të cilët kanë vozitur me shpejtësi më të madhe se sa është e lejuar.
Njësia për Siguri në Komunikacionin Rrugor në kuadër të Sektorit për Punë të Brendshme më 13.07.2012 (e shtunë) gjatë periudhës nga ora 06:00-24:00 kryen kontroll të fuqizuar për zbulimin e shoferëve që ngasin automjete me shpejtësi më të madhe se sa është e përcaktuar me ligj në rrethinën e Shkupit.
Nga ana e policisë janë konstatuar se 80 shoferë kanë tejkaluar shpejtësinë. Janë konstatuar dhe 52 shkelje të tjera të ligjit në komunikacion.