Thimonier: Franca do t’i ndihmojë Maqedonisë

Maqedonia

Thimonier: Franca do t’i ndihmojë Maqedonisë

Më: 15 korrik 2019 Në ora: 11:04
Ambasadori i Francës në Maqedoninë e Veriut, Christian Thimonier

Ambasadori i Francës në Maqedoninë e Veriut, Christian Thimonier ka folur për rrugëtimin e vendit për në BE, duke i premtuar ndihmë nga Agjensioni francez për zhvillim dhe arritje.

“Nëpërmjet planit të ri për Ballkanin Perendimor që në qershor e publikoi presidenti Emmanuel Macron, do të konkretizohet angazhimi jonë që në mënyrë më të shpejtë dhe efikase për të arritur standardet evropiane për të cilat përgatiten vendet e këtij rajoni. Për këtë, marrëveshja e Prespës hapi rrugë dhe perspektiva të ndryshme” tha Thiminier në festën shtetërore të francës që u mbajt në muzeun e trashigimisë moderne.

Projekti që do ta mbështesim është shpresë për rajonin dhe më gjërë dhe për këtë nuk duhet të ikim nga ky rrugëtim, tha Thimonier.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat