Katica Janeva jep dorëheqje të parevokueshme

Maqedonia

Katica Janeva jep dorëheqje të parevokueshme

Më: 15 korrik 2019 Në ora: 15:32
Katica Janeva

Prokuroria Speciale Publike ka njoftuar se kryeprokurorja speciale Katica Janeva ka dhënë dorëheqje të parevokueshme.

Sipas kumtesës së PSP-së, Janeva thotë se nuk do të lejojë emri i saj të shfrytëzohet si alibi për tu mbajtur në peng ardhmëria e PSP-së.

“E dorëzoj kërkesën time e cila do të bëhet aktive atëherë kur partitë politike do të dakordohen për zgjidhjen e re ligjore dhe do të përzgjedhin pasardhësin tim”, thuhet në letrën e Katica Janevës.

Kujtojmë se javën e kaluar kryeministri Zaev duke folur për ligjin për prokurorinë publike, ka theksuar se pengesa e vetme mes pozitës dhe opozitës është kryeprokurorja Katica Janeva, gjegjësisht opozita nuk dëshiron që në krye të PSP-së të mbetet Janeva.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat