Vlerësimet e para për motin e ligë në Prespë pas dhjetë ditëve

Maqedonia

Vlerësimet e para për motin e ligë në Prespë pas dhjetë ditëve

Më: 15 korrik 2019 Në ora: 22:04
Foto

“Për dhjetë ditë pritet të sublimohen vlerësimet nga dëmet që i ka shkaktuar moti i ligë i javës së kaluar në Prespë dhe të dorëzohen në komision qeveritar, ndërsa bujqve t’u paguhen dëmet”, tha sot ministri i Bujqësisë, Trajan Dimkovski.

Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve pas nënshkrimit të marrëveshjes për “naftën e gjelbër”, Dimkovski informon se komisionet punojnë intensivisht në terren dhe me propozim të tyre, Qeveria është e gatshme të intervenojë.

“Nuk do të vlerësohen vetëm rendimentet, por edhe mjetet themelore, sepse janë dëmtuar edhe një numër i madh shtyllash. Dëmi që do të vlerësohet do t’u paguhet bujqve. Kryetarit të komunës iu sugjerua të krijohen më shumë komisione krahas asaj ekzistuese që të përshpejtohet procedura. Për dhjetë ditë do të sublimohen dëmet e vlerësuara fillestare të cilat nga Këshilli i vetëqeverisjes lokale do të miratohen dhe do të dorëzohen në komision qeveritar”, theksoi Dimkovski.

Ai tha se menjëherë pas konfirmimit, kur ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, e vizitoi Prespën, edhe vetë kanë qenë dëshmitarë, sa tmerruese është pasqyra lidhur me dëmet në pemëtari, por janë shkaktuar edhe dëme të tjera materiale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat