Një natë e trazuar ka qenë sot në kryqytetin e Maqedonisë së Veriut në Shkup.
Arrestime e disa bastisje janë bërë nëpër shtëpitë e disa prokurorëve dhe gjykatësve të njohur në Maqedoni, shkruan "Bota sot".
Pas arrestimit të dy personave kontrovers Bojan Jovanovski – Boki 13 dhe Zoran Milevski në Shkup policia këtë pasditë është futur edhe në televizion 1tv. Para pak çastesh u njoftua për bastisjen e shëtpisë së prokurores speciale tashmë të dorëhqur Katica Janeva, ndërsa raportohet se policia ka hyrë në këto momente edhe në shtëpinë e prokurores tjetër po nga kjo prokurori Lile Stefanova.
Nuk dihet akoma qëllimi i këtyre bastisjeve tek personat më me ndikim deri dje në Maqedonin e Veriut por jo zyrtarisht mësohet se këta prokurorë kanë qenë të ndërlidhur me dy biznesmenët e arrestuar gjatë ditës të cilët akuzohen për rreket dhe veprave tjera të kundërligjshme./BS/