Gjykata Penale i përgjigjet prokurorit Joveski: Ai ta shikojë oborrin e vet

Maqedonia

Gjykata Penale i përgjigjet prokurorit Joveski: Ai ta shikojë oborrin e vet

Më: 16 korrik 2019 Në ora: 12:17
Gjykata

Gjykata Penale e Shkupit përmes një kumtese për media, ka reaguar ndaj deklaratave të djeshme të kryeprokurorit shtetëror Ljubomir Joveski, i cili tha se gjykatësi që e liroi Dragan Pavlloviq-Llatasin në rastin “Lëndina”, nuk e ka vendin në gjykatë.

Nga Gjykata Penale thonë se prokurori në vend që të sulmojë gjykatën dhe gjykatësit pas çdo vendimi gjyqësor, duhet ta shikojë oborrin e tij.

“Gjykata dhe gjykatësit punojnë në pajtim me rregullat ligjore, e respektojnë parimin e barazisë së “armëve”, të drejtat e garantuara me Kushtetutë dhe vendosin në bazë të dëshmive dhe argumenteve, e jo në bazë të dëshirave personale të palëve në procedurë, ndërsa çdo vendim i shkallës së parë në Gjykatën Penale shqyrtohet edhe në onstanca më të larta, pas ankesave të palëve të pakënaqura”, thonë nga Gjykata Penale.

Ata në fund kërkojnë që Prokuroria të sillet me më shumë respekt ndaj gjykatësve dhe kërkojnë që deklaratat e prokurorëve të jenë me më shumë respekt dhe në kuadër të kompetencave të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat