Ruskovska: Nëse sigurohen dëshmi të forta për rastin “Reket” hetimi do të zgjerohet

Maqedonia

Ruskovska: Nëse sigurohen dëshmi të forta për rastin “Reket” hetimi do të zgjerohet

Më: 16 korrik 2019 Në ora: 20:58
Vilma Ruskovska

Prokurorja Vilma Ruskovska, në intervistë për “Tv24”, njoftoi se është e mundur që hetimi për “Reket” të zgjerohet edhe për persona tjerë, nëse sigurohen prova të forta.

“Në cilin drejtim do të zhvillohet hetimi dhe në varësi të drejtimit në të cilin do të lëvizë, është e mundur të zgjerohen hetimet tek persona të tjerë, veçanërisht nëse sigurohen prova të forta”, tha Ruskovska.

Ajo theksoi se hetimi tani për tani përfshin vetëm dy të dyshuar, të cilët tashmë janë në paraburgim.

Ruskovska në intervistë tha se tek i dyshuari i dytë është gjetur një sasi të madhe armësh dhe do të hetohet nëse ai e zotëron atë me ose pa leje.

Ajo theksoi se gjatë kontrollit të të dyshuarit të parë dhe të dyshuarit të dytë, u konfiskuan pajisjet elektronike, si dhe një telefon celular nga një prokuror publik, por ende nuk është kryer ekspertiza nga asnjë prej tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat