Milevski: Zhivllimi i barabart është prioritet i shtetit

Maqedonia

Milevski: Zhivllimi i barabart është prioritet i shtetit

Më: 16 korrik 2019 Në ora: 21:05
Goran Milevski

Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Goran Milevski dhe kryetari i komunës së Gazi Babës dhe kryetari i planifikimit rajonal të Shkupit, Boris Georgievski, vizituan sot vendbanimin e Bulaçani, ku me fondet nga programit për zhvillim Rural filloi ndërtimi i një rrjeti rrugor lokal.

Milevski theksoi se zhvillimi i balancuar është prioritet i Qeverisë dhe Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale, dhe në periudhën e ardhshme, Ministria do të punojë në përgatitjen e një dokumenti të ri strategjik me dinamikë më të madhe.

“Për fat të keq, edhe pas dhjetë vjetësh nga zbatimi i politikës për zhvillim të balancuar rajonal, dallimet zhvillimore janë të mëdha, jo vetëm midis rajoneve planifikuese, por edhe brenda rajonit të planifikimit, midis komunave dhe mes vendbanimeve. Ministria e Vetëqeverisjes Lokale është në proces të zhvillimit të një strategjie të re për zhvillimin rajonal me dinamikë në rritje. Rajonet e planifikimit duhet të jenë konkurruese për projektet dhe për investime të reja. Në të njëjtën kohë, qeveria po punon për të zvogëluar dallimet zhvillimore, veçanërisht dallimet në qasjen në shërbimet publike”, tha Milevski.

Ministri i Vetëqeverisjes Lokale theksoi se fondet në buxhetin e synuar për zhvillim të balancuar rajonal janë dyfishuar dhe nga 3.5 në vitin 2017 ato janë rritur në 7 milionë euro ose 420 milionë denarë në vitin 2019.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat