Sead Koçan nuk do të shkojë në burg, derisa Gjykata Penale të vendosë për ankesën e dytë të tij - Bota Sot
Sead Koçan nuk do të shkojë në burg, derisa Gjykata Penale të vendosë për ankesën e dytë të tij

Maqedonia

Sead Koçan nuk do të shkojë në burg, derisa Gjykata Penale të vendosë për ankesën e dytë të tij

Më: 17 korrik 2019 Në ora: 11:00
Sead Koçan

Derisa nuk ka vendim nga gjykatësi për kryerje të sanksioneve rreth kërkesës së Sead Koçanit për anulim të vuajtjes së dënimit me burg prej katër vjetëve për lëndën “Trust” të PSP-së, konform Ligjit për kryerje të sanksioneve shtyhet shkuarja e i tij në burg.

Biznesmeni Koçan sipas aktit udhëzues sot është dashur të paraqitet në vuajtjen e dënimit me burg, pasi që Këshilli gjyqësor të hënën e konfirmoi vendimin e gjykatësit nga Gjykata Penale që të refuzohet kërkesa e Sead Koçanit për anulim të vuajtjes së dënimit me burg.

Por, Koçan ka parashtruar kërkesë tjetër për anulim të vuajtjes së dënimit me burg për shkak të sëmundjes për çka Gjykata Penale ende nuk ka vendim.

Pasi të vendos për këtë ankesë, atëherë do të dihet kur Sead Koçan do të duhet të paraqitet në burg për të vuajtur dënimin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...