Zaev thotë se Janeva në rastin “Haraçi” mund të jetë viktimë

Maqedonia

Zaev thotë se Janeva në rastin “Haraçi” mund të jetë viktimë

Më: 17 korrik 2019 Në ora: 12:29
Zoran Zaev

Kryeministri Zoran Zaev, sot në konferencë për shtyp në të cilën i publikoi emrat e drejtorëve që janë shkarkuar nga pozitat e tyre, ka folur edhe për rastin e fundit të cilin e hapi Prokuroria Themelore Publike.

I pyetur për përfshirjen e prokurores speciale Katica Janeve, Zaev tha se e respekton prezumimin e pafajësisë dhe çdo njëri sipas tij, është i pafajshëm, derisa të kundërtën nuk e konfirmon gjykata.

Zaev tha se ekziston mundësia që në rastin “Haraçi”, Katica Janeva të jetë e keqpërdorur dhe të jetë viktimë. Ai tha se për këtë duhet të lejohet që Prokuroria ta bëjë punën e saj.

Ai shtoi se të gjithë ata që kanë bërë keqpërdorime të pozitave zyrtare do të dalin para ligjit dhe do të ndëshkohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat