Panajotopulos: Nëse respektohet Marrëveshja e Prespës, mund të kemi në të ardhme më të mirë - Bota Sot
Panajotopulos: Nëse respektohet Marrëveshja e Prespës, mund të kemi në të ardhme më të mirë

Maqedonia

Panajotopulos: Nëse respektohet Marrëveshja e Prespës, mund të kemi në të ardhme më të mirë

Më: 17 korrik 2019 Në ora: 15:38
Ministri i ri grek i Mbrojtjes Nikos Panajotopulos

Respektimi i marrëveshjes nga të dyja palët, pa lëshime mund të sjellë rezultate pozitive dhe një të ardhme më të mirë, tha ministri i ri grek i Mbrojtjes Nikos Panajotopulos, duke folur në konferencën e “Ekonomist” në panel diskutimin kushtuar Ballkanit dhe Marrëveshjes së Prespës, në të cilën mori pjesë edhe ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut.

“Nuk e kontestoj qëllimin e disave se kjo marrëveshje ishte arritur për një qëllim të mirë që ta përforcojë stabilitetin në rajon, t’i përforcojë themelet gjeopolitike që të mos ekzistojnë kthesa. Mendimi im se kjo marrëveshje të mbijetojë dhe të prodhojë rezultate pozitive do të duhet edhe të dyja palët të përkushtohen në respektimin dhe ruajtjen e kushte thelbësore të marrëveshjes”.

“Ky është pozicioni im edhe si jurist. Nëse respektohen pa lëshime të gjitha kushte thelbësore të marrëveshjes, atëherë mund të shkojmë drejt një të ardhme më të mirë”, tha Panajotopulos

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...