Investim i ri turk prej 10 milion eurosh në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Investim i ri turk prej 10 milion eurosh në Maqedoninë e Veriut

Më: 18 korrik 2019 Në ora: 14:51
Ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi

Investim i ri turk prej 10 milionë eurosh do të realizohet në zonën industriale Bunarxhik në Maqedoninë e Veriut. Kompania Balkanlar Plastik do të prodhojë prodhime nga plastika. Fillimisht do të punësohen 80 persona, ndërsa është paralajmëruar që gjithsej do të punësohen 306 punëtorë të rinj.

“Suksesi i Balkanlar Plastik është një nga lajmet e mira që konfirmon tendencën e një cikli të përshpejtuar investimesh në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Ky investim i ri është edhe një konfirmim tjetër se kjo Qeveri politikën e saj ekonomike e bazoi në masat e parashikuara, të cilat këtë vend e shndërruan në destinacion stabil dhe afatgjatë për investitorët e huaj. Me realizimin e këtij investimi, vendi do të ketë një fabrikë të sofistikuar për prodhimin e materialit ambalazhues për industrinë kimike dhe atë të përpunimit, por gjithashtu mundësi për 300 vende të reja pune”, u shpreh ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi para të pranishmive.

Turqia është njëra nga partneret tona më të mëdha. Në vitin 2018 investimet e përgjithshme në vend kanë arritur në 36,2 milionë euro, ndërsa në tre mujorin e parë janë investuar 16, 3 milionë euro. Kjo është dëshmi se vendi po thellon bashkëpunimin me vendet e zhvilluara, ka thënë zv/kryeministri Koço Angjushev.

Investimi ir është dëshmi për stabilitet. Numri i investimeve të huaja po rritet. Ne jemi vend i cili mundëson fitime, kjo për neve do të thotë hapje të reja të vendeve të punës – është shprehur kreu i qeverisë së Shkupi, Zaev./BS/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat