Takimi i liderëve në Maqedoninë e Veriut pa kreun e opozitës

Maqedonia

Takimi i liderëve në Maqedoninë e Veriut pa kreun e opozitës

Më: 18 korrik 2019 Në ora: 14:57
Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski konfirmon për Alsat se nuk do të merr pjesë në takimin e liderëve të thirrur nga kryeministri Zoran Zaev për ditën e premte. Përmes një porosie, Mickoski ka theksuar:

“Ju kuptoj se jeni mësuar me liderë të cilët i ndryshojnë qëndrimet gjatë ditë. Ju lus që të dëgjoni konferencën e fundit për media dhe aty e keni përgjigjen time”.

Në konferencën e fundit për media, kushtuar rastit “Reket”, Mickoski i pyetur nëse do të merr ose jo pjesë në takim liderësh, theksoi se opozita dhe pushtetit kanë qëndrime të kundërta për pikat e takimit dhe se takimi i vetëm në të cilin lideri opozitar do të merrte pjesë është ai në të cilin do të caktohej data për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat