Mickoski nuk do të merr pjesë në takimin e nesërm të liderëve

Maqedonia

Mickoski nuk do të merr pjesë në takimin e nesërm të liderëve

Më: 18 korrik 2019 Në ora: 15:40
Kryetari i VMRO-së Hristijan Mickoski

Kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, përfundimisht nuk do të merr pjesë në takimin e liderëve i cili pritet të mbahet nesër në klubin e deputetëve.

Mosprezencën e Mickoskit sot e konfirmoi kryetarja e Unionit të Grave të OBRM-PDUKM-së, Bllagica Llaskovska. Ajo tha se mbeten në këtë qëndrim, derisa në takim nuk do të diskutohet për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

“Siç njoftoi para disa ditësh kryetari, nuk do të merr pjesë në takimin e liderëve. Edhe nëse ka takim liderësh, ai takim duhet të jetë vetëm për zgjedhjet e parakohshme parlamentare”, tha Llaskovska.

Vetë Mickoski në konferencën e fundit deklaroi se nuk sheh arsye të merr pjesë në takimin e thirrur nga Zaev në të cilin nuk do të diskutohej për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Dy subjektet e tjera të ftuara në takimi, BDI dhe Aleanca për Shqiptarët kanë konfirmuar pjesëmarrjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat