VMRO-DPMNE: Ka informacione se Katica Janeva ka ikur nga Maqedonia

Maqedonia

VMRO-DPMNE: Ka informacione se Katica Janeva ka ikur nga Maqedonia

Më: 18 korrik 2019 Në ora: 16:41
VMRO-DPMNE (OBRM-PDUKM)

Nga OBRM-PDUKM thonë se edhe pse kanë kaluar tri ditë, nuk ka as gjurmë as zë nga prokurorja Katica Janeva.

Nga aje shtojnë se nuk vijnë për të punuar për tre ditë dhe fshihen për tre ditë dhe ikin nga përgjigjet dhe përgjegjësia.

“Paga e dhjetëra mijëra euro i shkojnë në llogari, ndërsa atë nuk e kemi askund. Ka informacione se ajo është larguar nga Maqedonia. Kjo sigurisht që nuk është e drejtë dhe një shtet i së drejtës. Në vend që të jetë përgjegjëse ndaj ligjeve, vazhdon të tërheqë vargjet, të fuqizojë prokurorët dhe të nënshkruajë akte të PSP-së. Po bëhet gjithnjë e më e qartë se Maqedonia është e sunduar nga një bandë kriminale që krijoi “haraçe” të reja – gjyqësore – politike – mediale”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Nga atje pyesin se a është e vërtetë që në fundjavë, një nga të dyshuarit për rastin “Haraçi”, pjesë e oktapodit penal të Zaevit, festoi së bashku me Zaevin në një nga vendet në Ohër deri në orët e hershme?.

Vetëm gjysma e kësaj nëse është e vërtetë, atëherë kemi një rast në të cilin hetimi, me përjashtim të Katica Janevas dhe PSP-së, duhet të shtrihet tek Zoran Zaev, familja e tij dhe Qeveria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat