Mbledhja e LSDM-së, Zaev: Diskutojmë për zhvillimet aktuale politike - Bota Sot
Mbledhja e LSDM-së, Zaev: Diskutojmë për zhvillimet aktuale politike

Maqedonia

Mbledhja e LSDM-së, Zaev: Diskutojmë për zhvillimet aktuale politike

Më: 18 korrik 2019 Në ora: 19:46
Zoran Zaev

LSDM-ja është duke mbajtur mbledhje të Këshillit Qendror të partisë, ndërsa edhe pse u fol gjatë ditës se në rend dite është zgjedhja e nënkryetarëve të partisë, lideri i LSDM-së tha se emërimi nënkryetarëve të rinj nuk është në rend dite.

Sipas Zaevit në mbledhje diskutohet për zhvillimet aktuale politike por pa dhënë më shumë detaje. Zaev para mbledhjes tha se sot nuk do të diskutohet fare për nënkryetarët e partisë sepse akoma nuk kanë marrë vendim se kush do të jenë.

Sot temë kryesore do të jetë zgjedhja e kryetarëve të Komisioneve partiake, të cilat u konfirmuan në Këshillin ekzekutiv dhe tani duhet në atë Qendror. Do ta kumtojmë zgjedhjen e koordinatores së re të forumit të gruas. Do të diskutojmë për zhvillimet aktuale politike dhe aktivitetet partiake në terren- deklaroi Zoran ZAev, kryetar i LSDM-së.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...