Propozimi i Ziadin Selës: Vendasit e kanë humbur kredibilitetin - Bota Sot
Propozimi i Ziadin Selës: Vendasit e kanë humbur kredibilitetin

Maqedonia

Propozimi i Ziadin Selës: Vendasit e kanë humbur kredibilitetin

Më: 18 korrik 2019 Në ora: 23:10
Ziadin Sela

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela ka kërkuar që në krye të Prokurorisë Speciale në Shkup të vijë një prokuror nga vendet e Bashkimit Europian. Sipas tij, një organ siç është kjo prokurori duhet të funksionojë medoemos brenda gjyqësorit, por personat atje e kanë humbur kredibilitetin e tyre.

“Është e nevojshme dhe urgjente që në kuadër të sistemit gjyqësor të bëhen ndryshimet e nevojshme që në krye të prokurorisë special te vijë kuadër nga vendet e BE, përmes ndryshimeve ligjore. Kjo të bëhet edhe në istanca të tjera duke thirrur ekspertë të jashtëm që do të merren me zbulimin e rasteve kriminale dhe korruptive, sidomos kur shqiptarët kanë humbur besimin tek sistemi i drejtësisë”, ka thënë Sela.

Sipas Selës, objektivi i kësaj lëvizjeje duhet të jetë që në Maqedoninë e Veriut të zbardhen një herë e përgjithmonë ato qe ai i cilësoi raste të montuara politike si Sopoti, Lagja e Trimave dhe Monstra.

Disa ditë më parë, Kryeprokurorja speciale publike, Katica Janeva deklaroi dorëheqje të parevokueshme. Janeva deklaroi se nuk do te lejonte qe emri I saj te shfrytëzohej si alibi për t’u mbajtur në peng e ardhmja e Prokurorisë Speciale.

Përpara kësaj, Kryeministri Zoran Zaev duke folur për ligjin për prokurorinë publike, kishte theksuar se pengesa e vetme për miratimin e këtij ligji mes pozitës dhe opozitës ishte Kryeprokurorja Janeva, pasi opozita nuk dëshironte që ajo të mbetej në krye të këtij institucioni.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...