Radev: Mbështetje për Maqedoninë e Veriut por jo pa kushte

Maqedonia

Radev: Mbështetje për Maqedoninë e Veriut por jo pa kushte

Më: 19 korrik 2019 Në ora: 10:00
Kryetari i Bullgarisë, Rumen Radev

Kryetari i Bullgarisë, Rumen Radev edhe një herë ka folur për Maqedoninë e Veriut dhe marrëdhëniet mes dy vendeve, duke thënë se janë duke e mbështetur dhe do ta mbështesin në të ardhmen por mbështetja nuk do të jetë pa kushte dhe pa rezervë.

“Marrëveshja jonë për fqinjësi të mirë, praktikisht i’a hapi Maqedonisë së Veriut derën për në NATO dhe BE. Bullgaria patjetër duhet ta mbështes vendin tuaj pasi kjo është detyra jonë ndaj vëllezërve tanë atje. është e qartë, se mbrojtja nuk është pa kushte dhe pa rezervë. Duhet të jemi të sinqertë dhe të qartë në vendosjen e vijave tona” tha Radev në konferencë për shtyp.

Ai gjithashtu tha se Stevo Pendarovski, homologu i tij nga Maqedonia e Veriut, në shtator do ta vizitojë Bullgarinë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat