LSDM: Mickoski ik nga takimi i liderëve

Maqedonia

LSDM: Mickoski ik nga takimi i liderëve

Më: 19 korrik 2019 Në ora: 11:21
LSDM

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë sot ka komentuar mos praninë e kryetarit të partisë opozitare OBRM-PDUKM dhe mos prezencën e tij në takimin e liderëve, të thirrur nga Zoran Zaev, në cilësinë e kryeministrit.

“Ai ka vërejtje për regjistrimin por nuk vjen të bisedojë. Mickoski do që vendi të vazhdojë të qëndrojë pa regjistrim të popullatës edhe pas 18 viteve pasi ai është duke ndjekur kriminelët e OBRM-PDUKM-së dhe me këtë tregon se nuk do zhvillimin e vendit. Mickoski është kundër të drejtës. Në kohën kur është vënë në funksion sistemi i drejtësisë në shtet dhe kemi drejtësi jo-selektive, Mickoski është duke ikur nga takimi i liderëve ku do të bisedohët për Prokurorinë Publike” thonë nga LSDM.

Përndryshe, dje në mbledhjen e Kuvendit të LSDM-së është biseduar për paqartësinë rreth mbajtjes së takimit të liderëve dhe kjo temë ngelet e hapur ende pasi Mickoski defenitivisht nuk do të jetë pjesë e këtij takimi, ku kanë konfirmuar pjesmarrjen kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti dhe i ASH-së, Ziadin Sela. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat