Qeveria: Anulohet takimi i liderëve pasi ne nuk pranojmë ultimatume nga Mickoski

Maqedonia

Qeveria: Anulohet takimi i liderëve pasi ne nuk pranojmë ultimatume nga Mickoski

Më: 19 korrik 2019 Në ora: 11:41
Qeveria

Qeveria e Maqedonisë së Veriut me një letër dërguar mediave ka njoftuar për anulimin e takimit të liderëve të thirrur nga kryeministri Zoran Zaev në fillim të javës.

Arsyetimi i Qeverisë është se ata nuk pranojnë ultimatume nga Mickoski dhe nga asnjë tjetër politikan në vend.

“Qeveria refuzon të pranojë ultimatume nga kryetari i papërgjegjshëm i OBRM-PDUKM-së i cili mbrojtjen e kriminelëve e ve para interesave shtetërore. Për fat të keq ai nuk ka pranuar të vijë për të folur për zhvillimin e vendit duke bërë ndryshime të ligjeve që janë për qytetarët e vendit” thonë nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut.

Përndryshe pjesmarrjen në takimin e liderëve më herët e kishin konfirmuar kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti dhe i ASH-së, Ziadin Sela. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat