Merko ia jep Qeverisë ingerencat për urbanizëm

Maqedonia

Merko ia jep Qeverisë ingerencat për urbanizëm

Më: 19 korrik 2019 Në ora: 12:00
Kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko

Kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko me një letër publike i’a ka dhënë kryeministrit dhe Qeverisë së Maqedonisë së Veriut ingerencat për urbanizëm me arsyetimin, siç thotë ai, sulme politike dhe mediatike ndaj qytetit dhe komunës që ai drejton.

Merko në letër e përmend si arsyetim edhe statusin e rrezikuar të UNESCO-s për liqenin e Ohrit. Gjithashtu në letrën e Merkos përmendet edhe presioni nga bashkësia e biznesit.

Ai, në fund thotë se me këtë vendim do t’i njoftojë të gjithë përfaqësitë diplomatike, ministritë dhe mediumet duke dashur që të ndalojnë, kampanjat negative ndaj Strugës, dhe qyteti të vazhdojë me zhvillim. 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat