Qeveria ndanë fonde për zhvillim të zonave rurale, anashkalohen fshatërat shqiptare ! - Bota Sot
Qeveria ndanë fonde për zhvillim të zonave rurale, anashkalohen fshatërat shqiptare !

Maqedonia

Qeveria ndanë fonde për zhvillim të zonave rurale, anashkalohen fshatërat shqiptare !

Më: 19 korrik 2019 Në ora: 13:00
Qeveria

Dje u nënshkrua marrëveshje për finansimin e 74 projekteve të reja për zhvillim të fshatrave dhe rajoneve me nevoja specifike në 54 komuna. Sipas asaj që e thonë funksionarët qeveritar, vlera totale e projekteve është 124 milion denarë. Të gjitha projektet do të finansohen nga ana e Qeverisë, konkretisht nga Ministria e pushtetit lokal, përcjellë Zhurnal.

Zv.kryeministri Koço Angjushev tha se për zhvillim rural këtë vit janë ndarë 7 milion euro.

Mirëpo nga ajo që mund të konkludohet, qartë shihet se fshatërat apo komunat me shumicë shqiptare janë anashkaluar dhe nuk janë mbështetur.

Bëhet fjalë për dy komuna shqiptare, ajo e Studeniçanit dhe Haraçinës.

Studeniçani nuk ka fituar asnjë projekt, ndërsa Haraçina vetëm një, dhe atë për rikonstruimin e objektit të komunës.

Qeveria dhe Fondi për zhvillim të barabartë të zonave rurale nuk e ka parë të arsyeshme të ndajë mjete edhe për komunën e Studeniçanit, e as për kanalizimin në fshatin Haraçinë.

Projekti i vetëm i fituar nga komuna e Haraçinës është rikontruimi i godinës së komunës, për të cilën do të ndahen 1.5 milion denarë.

“Komuna e Haraçinës aplikoi me projekte dhe fitoi 1 milion e 500 mijë denarë për rekonstruimin e ndërtesës së komunës. Derisa komuna e Studeniçanit aplikoi por përshkak dokumentimit të pa kompletuar është diskualifikuar”, deklaroi Ramiz Rexhepi – drejtor i Fondit për Zhvillim Rural.

Ndryshe, para pak më shumë se një muaji, kryetarja e komunës së Haraçinës Milikije Halimi uroi banorët e kësaj komune se kanë fituar një prej projekteve sipas saj më të rëndësishme, dhe e njejta siç tha ajo, do të mbështetet nga Programi për Zhvillim Rural. Ky projekt kishte për qëllim përmirësimin e sasisë së ujit të pijshëm për banorët e komunës.

Mirëpo kryetarja e Haraçinës Milikije Halimi nuk ishte prezente dje në ngjarjen për shpërndarjen e projekteve për zhvillim rural.

Këtë vit do të finansohen 35 projekte për zhvillim të fshatrave, me vlerë të përgjithshme prej 41,3 milion demarë. Në rajonin e Shkupit do të finansohen 4 projekte, në rajonin juglindor 6, në atë lindor 5, në atë të Pellagonisë 3, në rajonin e pollogut 3, në rajonin jugperëndimor 4, në rajonin e Vardarit 7 dhe në rajonin verilindor 3 projekte.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...