Rritet rroga mesatare në Maqedoninë e Veriut për muajin maj - Bota Sot
Rritet rroga mesatare në Maqedoninë e Veriut për muajin maj

Maqedonia

Rritet rroga mesatare në Maqedoninë e Veriut për muajin maj

Më: 19 korrik 2019 Në ora: 14:21
Denar

Rroga mesatare në Maqedoninë e Veriut është rritur dhe këtë e bëjnë të ditur nga Enti për statistika në vend.

Për muajin maj të këtij viti, rroga mesatare neto ka arritur në 25270 denarë apo 411 euro. Kjo është rritje prej 3.1%, në krahasim prej majit të vitit të kaluar.

Kjo rritje vjen nga rritja e rrogave në sektore të ndryshme si: Transporti me 10%, Ndërtimtaria me 7.4% dhe në Shëndetësi me 7.2%.

Ndërkohë, rroga mesatare bruto ka arritur 37520 denarë apo 610 euro.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...