Maqedoni, DMSH realizon stërvitje kundër zjarreve

Maqedonia

Maqedoni, DMSH realizon stërvitje kundër zjarreve

Më: 19 korrik 2019 Në ora: 20:26
Foto ilustrim

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim realizoi një ushtrim, me të cilin shihet reagimi dhe intervenimi në raste të paraqitjeve të zjarreve. Nëntë persona janë të lënduar nga një fuçi jo e drejtë e cila eksplodon dhe shkakton një zjarr të madh në zonën e fshatit Milladinovcë, në afërsi të rafinerisë Okta, në të cilën stuhinë e zjarrit e shuajnë rreth 350 persona nga më shumë institucione me më shumë se 80 mjete teknike për shuarje siç janë avionët, fuçitë, cisternat dhe spërkatëse dore. Kjo është pjesa e një skenari imagjinar që tregon intervenimin e tyre kur paraqitet zjarr.

Sipas skenarit, i cili parashihte tri faza, pas shpërthimit, flakët e zjarrit i shuajtën fuçitë e njësive kundër zjarreve dhe përshkak të hapësirës së madhe të përfshirë, intervenoi me avion edhe Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim. Ky ushtrim u organizua nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim së bashku me Ministrinë e Punëve të Brendshme, njësitë kundër zjarrit të Shkupit dhe Kumanovës, kompanitë Okta dhe Makpetrol.

Drejtori Adnan Xhaferovski informoi se ky ushtrim ka synim të tregojë një përgjigje komplekse gjegjësisht reagim të shpejtë nga të gjithë anëtarët e institucione që janë të përfshira.

Ai më tej theksoi se mesazhi që e dërgon ky ushtrim është përfshirja e civilëve si dhe ngritja e vetëdijes së vendbanimeve për rëndësinë e rasteve të këtilla.

Ndërkaq, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim nga 15 korrik deri 15 gusht realizon fushatë për mbrojtje nga zjarri, e cila do të realizohet në të gjithë territorin e vendit përmes shpërndarjes së doracakëve dhe postereve me hapa se si duhet mbrojtur nga zjarret.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat