Nanev: “Rastet e PSP-së, vegël e partive partive për pazarllëqe”

Maqedonia

Nanev: “Rastet e PSP-së, vegël e partive partive për pazarllëqe”

Më: 20 korrik 2019 Në ora: 14:33
Foto ilustrim

Gjykatësi Lazar Nanev, që është ekspert për të drejtën penale, në një intervistë me Alsat thekson se pas rastit “Reket” dinjiteti dhe integriteti i PSP-së është rrënuar plotësisht. Një raund i ri i negociatave politike për të ardhmen e Prokurorisë Speciale do të shkatërrojë PSP-në, mendon Nanev, duke shtuar se disa nga rastet e tyre ishin vegla të mëdha për tregti politike. Nanev paralajmëron se pas pushimeve verore, gjykata do të përballet me një problem të ri. Do të fillojnë të mbërrijë kërkesa nga të akuzuarit në rastet e PSP-së për marrjen e kompetencave Katica Janevës në rastet aktive.

Gjykatësi Nanev, besoj se jeni të njohur me të gjithë ngjarjet rreth PSP-së dhe skandalit që e ka përfshirë si institucion. Si gjykatës, mendoni se integriteti dhe dinjiteti i tyre në sallën e gjyqit është rrënuar?

Një nga shtyllat bazë, që ka të bëjnë me personin dhe funksionimin e një institucioni janë integriteti dhe paanshmëria, pra autoriteti me të cilin paraqiten në një sallë gjyqi. Normale, që mënyra e sjelljes dhe të gjitha aktivitetet që në periudhën e kaluar, gjegjësisht këto ditë i kemi marr si informacion për atë që ka ndodhur në PSP, pa mëdyshje tregon se integriteti dhe autoriteti si institucion është tërësisht i shkatërruar. Dhe kjo hedh një njollë serioze për mënyrën se si në periudhën në vijim PSP-ja do të duhet t’i prezantojë në sallën e gjyqit rastet e tjera, pra të gjitha ato raste që kanë qenë në kompetencat e tyre. Në përputhje me Ligjin për Prokurori Speciale Publike, kuptohet dhe pesha e rasteve që ata i ngritën në periudhën e kaluar, shërbenin, pra prezantonin një institucion që kishte autoritet, që kishte integritet dhe krijonte një perceptim se më në fund në vendin tonë do të vendoset një sistem i sundimit të së drejtës, dhe sistemi gjyqësor do të mund të marr dhe të krijojë vendime ku do të jenë si grup targetimi dhe të gjitha ato subjekte, pra faktorë nga korrupsioni i lartë, por ky skandal i fundit, që për mua aspak nuk është surprizë, do të thosha, sepse edhe PSP-ja është pjesë e shoqërorisë, do të thosha për nga mënyra e përditshme e jetës në vendin tonë, pjesë e gjendjes historike, kulturore dhe të tjera të vendit, do të thosha se paraqiti imazhin e përgjithshëm të gjendjes, mënyrën se si deri tani ka funksionuar sistemi i drejtësisë.

Më intriguat. Thatë se nuk ju habiti. Nuk ju habit për shkak të situatës së përgjithshme dhe nivelit të korrupsionit në vend, apo njohët në periudhën e kaluar në veprimtarinë e PSP-së, ndoshta lëvizje që nuk korrespondonin me të drejtën?

Nuk mund të jeni ju institucion që nuk ju kontrollon askush. Dhe që për mua gjithashtu, do të thosha mosbesimi im, mosbesim i përgjithshëm në sistemin gjyqësor, është se në fakt të gjitha rastet e PSP-së, u dëshmuan si një vegël shumë e mirë e marrëveshjeve politike ndërmjet elitave politike. Nëse ju i numëroni, numri i rasteve dhe numrin e pjesëmarrësve në raste, do të shikoni se u përdorën si vegël e mirë për shfrytëzimin e disa vendimeve të caktuara politike.

Mund të arrihet në konkluzion nga aspekt i një gjykatësi dhe njëri që është një kohë të gjatë në gjyqësor, se Katica Janeva me skandalin e fundit, apo me aferën, akoma nuk është dëshmuar që është pjesë e saj, e ka varrosur PSP-në dhe të ardhmen e prokurorisë në përgjithësi?

Në përgjithësi akoma është herët të analizohet dhe të jepet një përgjigje përfundimtare, definitive për fatin e PSP-së, por duke dëgjuar analizat e kohës së fundit, dhe qëndrimet e ekspertëve të fushës dhe shkencore, por dhe një pjesë nga praktika, definitivisht mënyra si ka funksionuar PSP-ja, tregon se kjo është periudhë shumë e mirë për inkorporimin e saj, pra përfshirje në Prokurorinë e Rregullat Speciale.

Në periudhën e kaluar, a personalizohej PSP-ja nëpërmjet emrit të Katica Janevës?

Absolutisht. E dini, në të gjitha ngjarjet, në plan të parë dilte PSP-ja dhe Katica Janeva, askund nuk ishin përmendur emrat e prokurorëve të tjerë specialë që punonin në rastet konkrete, apo doni …dje apo pardje, prokurorja speciale Lile Stefanova, tha se të gjitha aktet, dokumentet, në lidhje me rastin konkret firmoseshin vetëm nga prokurorja speciale, pra nga shefja e tyre Katica Janeva.

A ka të ardhme PSP-ja, kur duhet të merren vesh partitë politike rreth Ligjit të ri për Prokurorinë Publike, me të cilën zgjidhet dhe statusi i PSP-së. Përsëri vijon një raund i ri, me siguri, bisedimesh për të ardhmen. A do të japë marrëveshja politike një PSP cilësore dhe të paanshme?

Jo. Mendoj se marrëveshjet politike çojnë akoma më shumë drejt shkatërrimit të PSP-së, dhe shkatërrim dhe shpërbërje të plotë të sistemit të drejtësisë në vend. Në periudhën në vijim, tani do të shfaqen kërkesat e mbrojtjes për marrjen e kompetencave të PSP-së, të prokurorëve special individë nga Specialja, më tej ndërrimin e prokurores speciale dhe kjo do të çojë në një sërë procesesh të tjera dhe zgjatje të procesit dhe ngrihet pyetja se kush do të vendosë për marrjen e kompetencave të Prokurores Speciale të Përgjithshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat