OBRM-PDUKM kërkon të hetohet nëse Janeva po abuzon me sëmundjen e saj - Bota Sot
OBRM-PDUKM kërkon të hetohet nëse Janeva po abuzon me sëmundjen e saj

Maqedonia

OBRM-PDUKM kërkon të hetohet nëse Janeva po abuzon me sëmundjen e saj

Më: 20 korrik 2019 Në ora: 14:44
Katica Janeva

OBRM-PDUKM, nëpërmes një deklarate, u kërkon autoriteteve të hetojnë nëse Katica Janeva abuzon me sëmundjen e saj.

“Katica Janevan për të pestën ditë me radhë se kemi askund, ndërsa vetëm një ditë pasi u zbulua oktapod i përsëritur politiko-gjyqësor, ajo shkoi në pushim mjekësor. Askush në Maqedoni nuk ka më besim tek Janeva. Autoritetet duhet të hetojnë dhe të inspektojnë nëse ajo falsifikon dhe abuzon me lejen e saj mjekësore. A merr ajo pagë për të qëndruar në shtëpi?”, deklarojnë nga opozitare.

Nga OBRM-PDUKM më tej shtojnë se e vërteta rreth çështjes “Haraçi” duhet të zbulohet dhe opinioni duhet ta dijë se si është përfshirë Katica Janeva në këtë rast.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...