Zaev ngrit nivelin e sigurisë në komunikime, një pjesë e bashkëpunëtorëve do të largohen nga puna

Maqedonia

Zaev ngrit nivelin e sigurisë në komunikime, një pjesë e bashkëpunëtorëve do të largohen nga puna

Më: 20 korrik 2019 Në ora: 15:40
Zoran Zaev

Kryeministri Zoran Zaev dhe kabineti i tij po marrin masa për të forcuar efikasitetin dhe sigurinë në zbatimin e agjendës transparente të përbërë nga takimet, ngjarjet dhe komunikimet.

Siç njoftohet nga shërbimi i shtypit të qeverisë aktualisht janë duke u përmirësuar protokollet dhe rregullat për caktimin e takimeve dhe kryerjen e thirrjeve telefonike në kabinet, në mënyrë që të sigurohet nivel i lartë kontrolli dhe mbrojtjeje të komunikimeve të kryeministrit.

Si pjesë e masave të sigurisë dhe maturisë në komunikimet digjitale dhe telefonike, një pjesë e pajisjeve teknike, duke përfshirë telefonat dhe numrat e telefonit celular të kabinetit kryeministrit dhe disa prej bashkëpunëtorëve të tij, janë ndryshuar.

“Kryeministri bëri gjithashtu një analizë të profesionalizmit dhe efikasitetit të angazhimeve të këshilltarëve dhe bashkëpunëtorëve të tij, në bazë të të cilave një pjesë e bashkëpunëtorëve do të largohen nga puna”, shtojnë nga shërbimi i shtypit të qeverisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat