Mickoski: Janeva më ka kërcënuar

Maqedonia

Mickoski: Janeva më ka kërcënuar

Më: 20 korrik 2019 Në ora: 15:46
Katica Janeva

Kryetari i VMRO-DPMNE-sw, Hristijan Mickoski e akuzoi kryeministrin Zoran Zaev se në konferencën e djeshme për shtyp në të cilën ai paraqiti planin për PSP-në duhet të përfshihet edhe Prokuroria Publike, me të cilën ai vetëm konfirmoi kontrollin e drejtpërdrejtë që LSDM ka në punën e këtyre i quajtur “Prokuroria ruskoska”, përcjell “Telma”.>

Sipas Mickoskit, VMRO-DPMNE vazhdon të punojë në propozim ligjin e saj për Prokurorinë Publike, qëllimi kryesor i së cilës është të sigurojë drejtësi për të gjithë.

Ai shtoi se ka spekulime të ndryshme rreth vendndodhjes së prokurores speciale në dorëheqje, Katica Janeva, e cila edhe atë si lider të VMRO-së, e ka kërcënuar dhe ka kërkuar mbështetje për ligjin Prokurorinë Publike në shkëmbim të shkrirjes së pronës së partisë kryesore opozitare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat