Maqedoni, babë e bir arrestohen duke kontrabanduar lëndë narkotike - Bota Sot
Maqedoni, babë e bir arrestohen duke kontrabanduar lëndë narkotike

Maqedonia

Maqedoni, babë e bir arrestohen duke kontrabanduar lëndë narkotike

Më: 20 korrik 2019 Në ora: 18:47
Droga

Një ish i punësuar në Drejtorinë e sigurisë dhe kundërzbulimit, që tani është në pension dhe djali i tij 31 vjeç nga Struga kanë kontrabanduar drogë. Të dytë janë arrestuar nga ana e policisë. Departamenti i kriminalitetit të organizuar në MPB dhe në SPB – Ohër në një aksion të koordinuar, mbrëmë pak para mesnatës kanë penguar kontrabandimin e 50 kilogramve marijuanë dhe 50 gramë kokainë. Droga është vendosur në një çantë udhëtimi në bagazhin e automobilit, shkruan alsat. Policia e ka ndaluar automobilin në rrugën rajonale Ohër- Shën Naum në afërsi të lagjes Raça. Nga MPB-ja thonë se babi dhe i biri i tij kanë qenë mirë të organizuar.

“S.L ka tentuar të arratiset por menjëherë janë ndërmarrë masa adekuate dhe S.L është arrestuar. Gjithashtu, lidhur me këtë rast është arrestuar edhe S.I 31 vjet nga Struga i cili gjithashtu ka marrë pjesë në transportimin e drogës, gjegjësisht ka ndihmuar gjatë transportit”, ka theksuar Toni Angelovski, zëdhënës i MPB-së

Për këtë rast prokurori publik nga Prokuroria e Ohrit ka dhënë urdhër për ngritjen e procedurës hetimore për shkak të dyshimit se të dy personat kanë kryer vepër penale lëshim i paautorizuar në qarkullim i drogave dhe substancave narkotike.

“Të dyshuarit më 18 korrik 2019 në mënyrë të paautorizuar për shitje kanë transportuar 47.745 gramë drogë narkotike marijuhanë të paketuar në 48 pako, dhe 49.68 gramë drogë narkotike kokainë. Drogën e kanë vendosur në automobil Ford C Maks e vozitur nga ana e 58 vjeçarit të dyshuar nga Struga. 200 metra para tij në automobilin Fiat Punto ka lëvizur i dyshuari i dytë me qëllim që ta informojë nëse ka polic në rrugë”, janë shprehur nga Prokuroria Themelore Publike

Nga MPB-ja informuan se gjatë kontrollit të dy personave të punësuar në DSK është gjetur marijuanë. Drogën e kanë gjetur dy punonjës të policisë që kanë kontrolluar automjetin e tipit Opel Korsa. Të punësuarit në DSK janë arrestuar dhe për këtë është informuar edhe Prokuroria publike. Në mënyrë plotësuese departamenti i kontrollit të brendshëm dhe hetimeve kriminalistike, kundër të punësuarve në DSK ngriti procedurë për përgjegjësi disiplinore.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...