Zaev: Mitsotakis është një politikan me përvojë

Maqedonia

Zaev: Mitsotakis është një politikan me përvojë

Më: 21 korrik 2019 Në ora: 14:00
Zoran Zaev

Mitsotakis është një politikan me përvojë dhe me siguri ia mendon të mirën vendit të tij dhe fqinjëve, si dhe për të gjithë rajonin e Ballkanit, thotë kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, në intervistë të publikuar në televizionin grek “Alfa”, të realizuar në Shkup, njofton korrespodentja e AIM-së nga Athina.

Ai thekson se, në varësi të asaj se si një person e sheh marrëveshjen, mund të thotë se është e mirë apo e keqe, por shpreh bindjen se të gjithë do të shikojnë të ardhmen dhe nuk do të ketë kthim mbrapa.

“Kam ndjekur me kujdes pikëpamjet e Mitsotakis, sigurisht komentin e tij se marrëveshja nuk është mirë e njohur. Marrëveshja, ndoshta nëse shohim përmes prizmit të të dyja vendeve, mund të mos jetë jo aq i mirë apo po aq i mirë. Besoj se të gjithë së bashku do të shikojmë përpara, nuk do të kthehemi. Mitsotakis është një politikan me përvojë dhe me siguri mendon mirë për vendin e tij, fqinjët e tij dhe të gjithë rajonin e Ballkanit”, tha Zaev në intervistë të bërë para zgjedhjeve në Greqi dhe para se Mitsotakis zyrtarisht të bëhej kryeministër i vendit.

Kryeministri komentoi se Greqia tani është një mik i ri dhe një partner strategjik dhe kjo nuk është një përfitim i vogël.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat