Banorët e Aerodromit nuk dëshirojnë që të varurit nga droga të transferohen në “Jane Sandanski” - Bota Sot
Banorët e Aerodromit nuk dëshirojnë që të varurit nga droga të transferohen në “Jane Sandanski”

Maqedonia

Banorët e Aerodromit nuk dëshirojnë që të varurit nga droga të transferohen në “Jane Sandanski”

Më: 21 korrik 2019 Në ora: 14:59
Poliklinika “Jane Sandanski”

Banorët e komunës së Aerodromit të Shkupit dolën në protestë, pas iniciativës në rrjetet sociale për transferimin e të varurve nga droga nga qendra në Kisella Vodës, në poliklinikën “Jane Sandanski”.

“Ne mendojmë se vendimi është skandaloz sepse problemi i Kisella Vodas do të zgjidhet, por do të transferohet në tre vende të tjera. Kjo jetë e përditshme në Kisella Vodë do të zhvendoset këtu. Ne kërkojmë që vendimi të tërhiqet. Zgjidhja duhet të gjendet nga Filipçe. Masiviteti do të rritet dita ditës nëse vendimi nuk ndryshohet. Nuk ka vullnet që të varurit nga droga të qëndrojnë edhe përkohësisht këtu”, tha ish-kryetari i Aerodromit, Ivica Konevski, i cili ishte i pranishëm në protestë.

Siç deklarojnë një pjesë e protestuesve, poliklinika “Jane Sandanski” nuk ka kushte për t’i pranuar të varurit nga droga.

Njëri nga protestuesit duke komentuar deklaratat e banorëve të Kisella Vodës, të cilët thonë se gjejnë shiringa të shpërndara nëpër bar, ai pyeti se kush garanton se nuk do të jetë kështu edhe në këtë vend.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...