Spasovski: MPB pa urdhër të Prokurorisë dhe Gjykatës nuk mund ta dijë ku është Janeva - Bota Sot
Spasovski: MPB pa urdhër të Prokurorisë dhe Gjykatës nuk mund ta dijë ku është Janeva

Maqedonia

Spasovski: MPB pa urdhër të Prokurorisë dhe Gjykatës nuk mund ta dijë ku është Janeva

Më: 21 korrik 2019 Në ora: 17:36
Katica Janeva

MPB-ja nuk ka për obligim ta dijë ku janë qytetarët e shtetit në çfarëdo qoftë momenti, përveçse nëse ka urdhër nga prokurori kompetent apo gjykatë kompetente, tha sot në Prilep ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski duke u përgjigjur pyetjen e gazetarëve nëse MPB-ja e di ku është prokurorja speciale publike Katica Janeva.

“Nëse nisemi nga ai parim se MPB-ja duhet ta dijë ku secili ndodhet në një moment të caktuar, atëherë ky nuk është shtet demokratik. MPB-ja vepron jashtëzakonisht sipas urdhrave të cilat i lëshojnë prokurori kompetent   apo gjykata kompetente”, tha Spasovski i cili ka marrë pjesë në seancë konsultuese  të Këshillit për Parandalim në Prilep.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...