VMRO-DPMNE: Zaev qëndron pas aferës “Haraçi”

Maqedonia

VMRO-DPMNE: Zaev qëndron pas aferës “Haraçi”

Më: 22 korrik 2019 Në ora: 10:02
VMRO-DPMNE (OBRM-PDUKM)

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev edhe sot është përmendur nga partia opozitare OBRM-PDUKM si organizator i aferës së fundit në vend “Haraçi” ku flitet për marrje të haraçi nga afaristët prej Bojan Jovanovski dhe Zoran Milevski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Një javë pas zbardhjes së oktapodit të dytë të LSDM-së, Zoran Zaev dhe Vilma Ruskovska janë duke gënjyer opinionin se Boki 13 është personi më i fuqishëm në vend, duke ju thënë qytetarëve se ai (Boki 13) vet ju ka marrë para afaristëve pa ndonjë ndihmë nga shteti dhe njerëzit e fuqishëm” thonë nga OBRM-PDUKM-ja opozitare.

“Por, qytetarët nuk besojnë se njeriu i amnistuar për 3 herë për krim të rëndë, nuk është përfshirë në aferën më të madhe në historinë e Maqedonisë”, honë gjithashtu nga OBRM-PDUKM-ja.

Nga OBRM-PDUKM-ja insistojnë se Zaev qëndron pas këtij skandali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat