Në Shkup gjatë fundjavës kanë ndodhur 30 aksidente trafiku, janë lënduar 17 persona

Maqedonia

Në Shkup gjatë fundjavës kanë ndodhur 30 aksidente trafiku, janë lënduar 17 persona

Më: 22 korrik 2019 Në ora: 10:47
Foto Ilustrim

Gjashtë persona kanë marrë lëndime të rënda trupore, ndërsa 11 janë lënduar lehtë në gjithsej 13 prej 30 aksidenteve rrugore që kanë ndodhur gjatë fundjavës në rajonin e Qytetit të Shkupit. Janë lënduar edhe një drejtues i mopedit, dhe një shofer, dy bashkudhëtarë të një automjeti për udhëtim dhe dy biçikletistë. Në 17 aksidente trafiku është shkaktuar dëm material, njofton Koha.mk

Sipas të dhënave të SPB Shkup, nga komunikacioni janë përjashtuar 232 shoferë të cilët kanë drejtuar automjetin më shpejtës më të madhe nga e lejuara, 39 kanë qenë nën ndikimin e alkoolit, 62 para se të fitojnë të drejtën e drejtimit të automjetit motorik dhe pesë shoferë fillestarë.

Policia e trafikut gjobitur 144 persona për parkim jo të drejtë, 53 për automjete të pa regjistruara dhe një dënim për mbingarkim. Me automjetin e posaçëm karrotrec janë larguar 103 automjete.

Janë sanksionuar edhe dy këmbësorë të cilët e kanë kaluar rrugën jashtë vendkalimit për këmbësorë, 12 në udhëkryq në dritë të kuqe, tre shoferë të cilët nuk u kanë dhënë përparësi kalimi këmbësorëve në vendkalimet e shënuara për këmbësorë, katër shoferë për reshtim jo të drejtë dhe shtatë për anashkalim jo të drejtë.

Gjatë fundjavës janë sanksionuar edhe 22 shoferë të cilët kanë folur në telefon celular derisa kanë drejtuar automjetin, 13 shoferë të cilët nuk kanë mbajtur rrip sigurim dhe 44 shoferë të mopedëve, motorëve dhe motoçikletave të cilët nuk kanë pasur helmeta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat