Zhbogar: “Haraçi” tregon se prokuroria lufton kundër korrupsionit

Maqedonia

Zhbogar: “Haraçi” tregon se prokuroria lufton kundër korrupsionit

Më: 22 korrik 2019 Në ora: 14:01
Ambasadori i BE-së në Maqedoninë e Veriut, Samuel Zhbogar

Ambasadori i BE-së në Maqedoninë e Veriut, Samuel Zhbogar sot tha se po mundohet që rastin “Haraçi” ta shikoj nga aspekti pozitiv dhe vlerëson se Prokuroria Publike lufton kundër korrupsionit.

Zhbogar tha se është e qartë se në vend po vendoset praktika gjyqësore për luftën kundër korrupsionit të nivelit të këtillë dhe në këtë aspekt jep mbështetje prokurorisë publike me qëllim që të jetë më e angazhuar dhe të punoj për këto rastet.

“Në vend nuk ka arsye për kriza politike, institucionet funksionojnë, Prokuroria Publike funksionon, ndërsa funksionon edhe Prokuroria Speciale Publike. Është e saktë që prokurorja speciale Janeva ka dhënë dorëheqje dhe këtë e kemi parasysh dhe jemi të vetëdijshëm për këtë, por PSP do të vazhdojë të funksionojë deri më 15 shtator. Deri atëherë ka mjaft kohë që liderët partiak të mendohen se si do të vazhdojë të funksionojë me punë PSP”, deklaroi Zhbogar.

Në konferencën për shtyp nga komuna e Novacit, Zhbogar tha se e din për spekulimet e shumta në lidhje me Janevën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat