Merr detyrën Besnik Emini, komandanti i parë shqiptar

Maqedonia

Merr detyrën Besnik Emini, komandanti i parë shqiptar

Më: 22 korrik 2019 Në ora: 16:59
Besnik Emini

Besnik Emini merr detyrën komandant i brigadës së parë të makinerisë këmbësore në komandën e përbashkët operative në shtabin e përgjithshëm të Ushtrisë së Maqedonisë së Veriut.

Emini si shqiptar i parë në këtë pozicion zë vendin e Dragan Kovaçkit, i cili në shkurt të këtij viti u emërua nga ish presidenti Gjorge Ivanov, ndërsa presidenti aktual Stevo Pendarovski abrogoi vendimin e paraardhësit të tij. Emërimi i Eminit u bë pa prezencën e mediave, praktikë kjo e cila nuk është zbatuar asnjëherë deri më tani nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat