Filipçe: Të varurit nga droga do të shpërndahen në më shumë komuna

Maqedonia

Filipçe: Të varurit nga droga do të shpërndahen në më shumë komuna

Më: 23 korrik 2019 Në ora: 12:15
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe

Pajisja e më shumë pikave në tërë Shkupin me numrin e të varurve nga droga në Qendrën e Kisella Vodës, e cila kap shumën mbi 500, do të shpërndahen në më shumë vende të qytetit dhe në këtë mënyrë nuk do të ketë raste publike, as probleme për banorët, sepse pacientët do ta pranojnë terapinë para mjekut, deklaroi sot ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Ai theksoi se kjo është dakorduar në takimin e djeshëm me kryetarin e Komunës së Gazi Babës dhe Kisella Vodës, Boris Georgievski dhe Filip Temelkovski, drejtorin e spitalit psikologjik në Shkup, Qamil Kovaqi, përfaqësuesit e komunave Aerodrom dhe Karposh dhe shoqatat qytetare, me të cilat është bërë koordinim i mirë.

“Do të thotë kemi zhvilluar model evropian dhe do të punojmë së bashku me komunat dhe shoqatat qytetare me qëllim të zbatimin e tyre”, deklaroi Filipçe.

Ai tha problemi me qendrën e të varurve nga droga në Kisella Vodë zgjat që 20 vjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat